Pas aksidentit tragjik ditën e sotme, ku u shua familja Gushi, qytetarë të shumtë dhe Shoqëria Civile kanë bërë thirrje në rrjetet sociale për mbajtjen e një proteste si shenjë reagimi mbi aksidentet rrugore.
Në këtë thirrje qytetarët njoftojnë se protesta do të mbahet mbrëmjen e sotme në orën 20:00 para ministrisë së Brendshme dhe asaj të Transportit, ndërsa qytetarët do të shtrihen në tokë, duke u shtirur si “të vdekur”.
Theksojmë se kjo thirrje vjen pak orë pas aksidentit tragjik në aksin Fier-Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi, kryefamiljari Eduart Gushi, bashkëshortja Silvana dhe dy vajzat e çiftit.
Ata kishin pak ditë që kishin ardhur nga Greqia dhe sot ishin nisur për të kaluar fundjavën në Vlorë. Fatkeqësisht, aksidenti tragjik u preu në mes rrugën dhe jetën, dy prindërve dhe dy vajzave të tyre.