Partitë Popullore Europiane reagim të ashpër për ndryshimet Kushtetuese

Zëdhënësi i Partive Popullore Europiane Michael Gahler, reagon ashpër në lidhje me ndryshimet Kushtetuese të miratuara dje në Kuvend, me 106 vota pro.

Visit Instagram Profile ➤

Gahler thotë se është për të ardhur keq që partia qeverisëse prishi konsensusin me opozitën dhe ndryshoi njëanshmërisht Kushtetutën. Sipas tij, nëse Shqipëria e do vërtet anëtarësimin në BE si mund të mos pranojë këshillat e Parlamentit Europian, Komisionit dhe shteteve anëtare.

“Është për të ardhur keq dhe i shoh mjaft të diskutueshme qëllimet e vërteta që partia qeverisëse e Shqipërisë prishi konsensusin e arritur ndërkombëtarisht me opozitën dhe dje ndryshoi në mënyrë të njëanshme kushtetutën.

Është e pranueshme për askënd që qeveria Rama, e cila dëshiron hapjen e negociatave me BE, të ndryshojë në mënyrë arbitrare kodin elektoral. Nëse kjo qeveri dëshiron vërtet hapjen e negociatave me BE, si mund të mos pranojnë këshillat e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare për një çështje kaq të ndjeshme dhe themelore për demokracinë.

Grupi i PPE do të monitorojë me kujdes veprimet e ardhshme lidhur me kodin zgjedhor dhe do të nxisë me forcë që të arrihet konsensusi me opozitën brenda Këshillit Politik.

U takon partive dhe popullit shqiptar të mbrojnë demokracinë dhe perspektivën e tyre evropiane”, shkruan zëdhënësi i Partive Popullore Europiane Michael Gahler.

Author: admin