Partitë dorëzuan listat e kandidatëve, Celibashi: KQZ do të verifikojë formularët e vetëdeklarimit

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Një ditë pas dorëzimit nga ana e partive politike të listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit, vjen një reagim nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Ky i fundit përmes një postimi në Tëitter thekson se tashmë KQZ ka nisur nga puna për verifikimin e dokumentave të kandidimit.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Po ashtu Celibashi tha se po verifikohen formularët e vetëdeklarimit, në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

“Menjëherë pas dorëzimit të listave shumemërore nga subjektet zgjedhore, KQZ ka filluar verifikimin e dokumenteve të kandidimit. Verifikimi i formularëve të vetëdeklarimit (dekriminalizimi) po bëhet në bashkëpunim me #DPGJC dhe #DrejtorineePergjithshmeteBurgjeve.”, shkruan Celibashi.

Kujtojmë se ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka përsëritur disa herë mesazhin e qartë të qeverisë amerikane për kandidatë të pastër.

Author: admin