Ngjarja e rëndë që ndodhi mesnatën e sotme në Velipojë, ku pas një konflikti me armë zjarri mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën 2 të tjerë, tronditi opinionin publik në Shqipëri.
Pas kësaj ngjarje, kryeministri Rama thirri në një mbledhje urgjente ministrin e Brendshëm, Blendi Çuçi, duke thënë se do të kërkojë ristrukturim të Policisë së Shtetit.
Gazetarja Anila Hoxha në një postim në rrjetet sociale, ka parashikuar se vendimi i rahdës që do të marrë Drejtori i Policisë Ardi Veliu, do të jetë shkarkimi i Drejtorit të Policisë së Shkodrës, Niko Brahimi, i cili vetëm disa ditë më pas do të emërohet drejtor te Mbrojtja e Dëshmitarëve.
Sipas saj, të hënën RENEA dhe FNSH do të dalin në rrugë dhe pas disa orësh show, do të kapin disa pistoleta dhe makina pa letra, ndërkohë që do të ketë edhe lëvizje shefash policie.
Postimi i Anila Hoxhës:
Cfarë do ndodhë mbas masakrës së Velipojës ?
Veliu për të ruajtur veten, do shkarkojë Drejtorin e Shkodres Niko Brahimi. Niko pas ca ditësh shkon drejtor tek mbrojtja e dëshmitarëve .
Në Shkodër shkon me ceremoni solemne i komanduar ose nëndrejtori, ose ndonjëri afër rrethit te besimit.
Veliun e thërret ministri, edhe pse ky i fundit ka ca krisje me të dhe nuk e ka shumë qejf. Veliu i tregon Cucit që nuk e ka fajin policia dhe se nuk kishte informacion për konflikte.
Të hënën , RENEA, FNSH dalin në rrugë, ca në male hashashi e ca ne qytetet e krimit. Mbas disa orëve show , do kapen ca pistoleta , ca makina pa letra.
Me pas, dy tre shefa do levizen .
Do bëhet mbledhje analitike në drejtori , zyra e shtypit exclusivisht përmes ëhatsappeve do shperndaje fotot me mesazhet kunder krimit.
Krimi do trembet nja 5 a 6 orë e do shmangë postblloqet që jane ngritur dhe… Kaq.