Shumë shqiptarë përballë ëndrrës për të shkuar në Angli për një jetë më të mirë nuk marrin në konsideratë rrezikun për jetën.Një grup trafikantësh janë dënuar në Angli pasi u kapën me një gomone duke tentuar që të fusin tetë emigrantë shqiptarë. Udhëtimi ishte shumë i rrezikshëm duke detyruar njërin nga emigrantët që të telefononte policinë për të kërkuar ndihmë.Autoritetet britanike kanë publikuar pamjet dramatike të ndjekjes së varkës në det, e cila drejtohej nga James Wisbey. Të tmerruar dhe uritur emigrantët kërkojnë ndihmën e policisë, por trafikanti i kërkon shqiptarit që të mos e bënte një gjë të tillë duke i hequr telefonin nga dora.‘Jo, jo, jo, jo, jo, mbylle, mbylle” i kërkoi ai. Përballë autoriteteve shqiptarët deklaruan se kishin paguar nga 20 mijë euro për person për udhëtimin nga Franca në drejtim të Anglisë. Gjyqtari i cilësoi si të tmerrshme dhe të pafalshme veprimet e skafistit duke e dënuar Wisbeyn me 5 vite burg.Në artikull theksohet se nga hetimet rezulton se në Angli për trafikun e emigrantëve shqiptarë, James Wisbey bashkëpunoi me Indrit Bahranin, i cili organizonte trafikun.