Zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit Amerikan, Matthew Palmer gjatë qëndrimit të tij në Beograd është takuar me ish-presidentin e Serbisë, Boris Tadiç.
Tadiç përmes një fotoje të postuar në rrjetet sociale shkruan se me diplomatin amerikan pjesë të diskutimit kanë pasur dhe Kosovën.
“Një bisedë e shkëlqyeshme me Matthew Palmer. Biseduam për demokracinë në Serbi, ekonominë, problemet ekonomike dhe demografike, Kosovën, problemin e lirisë së mediave dhe situatën politike në rajon”, ka shkruar Tadiç.
Palmer po qëndron në Beograd pas vizitës tre ditore që ka zhvilluar në Prishtinë sëbashku me Emisarin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.