BBVIP2 mes shumë polemikash dhe diskutimesh që vazhdojnë akoma edhe pse mbaroi,padyshim do mbetet në memorien e atyre që e ndoqën.
Luizi ishte padiskutim zbulimi i këtij formati,por pa harruar edhe Oltën që shumica e njihnin vetëm si aktore,apo Ermiona e cila me një jetë larg shqiprisë nuk njihej si karakter,Efi që theu paragjykimet e “Për’puthen ” dhe të tjerë me rradhë.
Sara Hoxha ka filluar që tani të flasë për BBVIP3 dhe ka zbuluar se do të nisë në periudhën vjeshtë-dimër,ndaj bëhuni gati sepse pas verës fillon Big-u!
Kjo deklaratë është konfirmuar edhe nga Eduart Grishaj,i cili pohon se shumë shpejt fillon puna për tre-shin.