Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë ndër çiftet e dashur për publikun, të cilët e kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare në Korrik të 2017-ës. Orinda dhe Turi publikoi një fotografi, në të cilën shihen të përqafuar ndërsa mbajnë duart tek barku i saj, një gjest që për fansat tregon se janë në pritje të fëmijës së parë.
Dyshimet lindën jo vetëm për mënyrën sesi janë shfaqur në foto, por gjithashtu dhe nga komentet e bëra në postim. Xhemi Shehu ka lënë tre zemra si koment, detaj që për fansat tregon se përfaqësojnë çiftin dhe bebushin. Dhe Marsela Lati ka komentuar tre zemra, njëra prej të cilave në ngjyrë rozë.
Kjo ka lënë vend për dyshime se bebushi i supozuar mund të jetë vajzë. Për momentinmbetet vetëm një aludim, pasi dyshja e famshme ende nuk ka reaguar. Kujtojmë që dy vite më patë, Orinda u përfol për një shtatzani të mundshme, lajm të cilin e hodhi poshtë menjëherë.