Ka ndërruar jetë një nga organizatorët më të njohur të protestave kundër maskave dhe vaksinave.
Bëhet fjalë për 57-vjeçarin izraelit, Hai Shaulian i cili kohët e fundit kishte postuar një foto në llogarinë e tij në Facebook të bërë nga spitali Holon, ku ishte me frymëmarrje artificiale.
“Mos u dorëzoni shteti përdor metoda shtrënguese kriminale. Ata duan të më largojnë” shkruante krahas fotos, Shaulian.
Deri në momentin e fundit, Shaulian u bëri thirrje ndjekësve të tij që të vazhdojnë kundërshtimin e tyre ndaj masave kundër Covid.
“Të dashur miq, gjendja ime është jashtëzakonisht kritike, nuk mund të flas ose t’u përgjigjem njerëzve. U zgjova këtë mëngjes i lagur sikur dikush të kishte hedhur disa kova me ujë. M’u desh rreth një orë për të kuptuar se kush jam, ku jam dhe çfarë po bëj këtu. Mungesa e oksigjenit është një gjë e tmerrshme ”.
Më pasi ai shkruan:
“Kalimi i Gjelbër nuk do të futet në Izrael. Nuk ka të bëjë me koronavirusin dhe nuk ka të bëjë me vaksinat, por ka të bëjë me shtrëngimin. Vazhdoni luftën”