Pak orë para se të nxirrej trupi i pajetë i Arjan Salës, 32-vjeçarit që vdiq në magazinat e qendrës tregtare Casa Italia që u përfshi nga flakët, vëllai i tij, kishte vendosur shiritin e zisë në profillin e tij në rrjetet sociale.
Dhimbjen e madhe për tragjedinë që i ndodhi kësaj familje ai e ka shprehur edhe me një status rrëqethës në facebook.o
Duke e quajtur Hero të riun që shpëtoi 7 persona dhe vetë mbeti i bllokuar mes flakëve dhe tymit, vëllai i Arjan Salës shkruan:
“Po me digjet zemra o vellai im që akoma stë kanë nxjerr nga rrënojat e vartës së zjarrit
Oooo zoooot ca me ke ber o zooot ca më ke bër kaq i ri më le vetëm edhe në fund ti dole hero ne zemrën time do jeshë gjersa të vdes edhe kur te vdes do iki me mendje tek ti me ike me le vetem para kohe.pas disa orësh kërkime nën rrënoja trupi jotë u gjet
Tani erdhi monenti për të then o vellai im o vëllai im o Heroj im o Heroj im me ike në lule të rinisë qofsh i xhenetit të qoft dheu i leht 😭😭😭😭😭😭😭 oooo zoooot ca plage me ke shkaktuar ooo zot”