Nuk mbarojnë telashet për Rita Orën.

Këngëtarja e njohur Rita Ora ka qenë në një lidhje me regjisorin me origjinë greko-franceze, Romain Gavras.

Ata kaluan pushimet e verës së bashku, por janë kujdesur që të mos dalin shumë në publik.

Dukej se gjerat mes tyre ishin bërë serioze, pasi regjisori, Rita dhe motra e këngëtares Elena ora u panë duke pirë kafe sëbashku.

Daily Mail raporton se Rita dhe Romain po kalojnë një krizë në çift dhe shkak është bërë pandemia dhe thyerja e rregullave nga ana e këngëtares.

Thuhet se pas gjithë gjobave dhe ndëshkimit publik që mori, Rita ka nisur të ndjekë rregullat e Covid-19, por kjo gjë e ka mbajtur larg partnerit të saj për shkak të ndalimit të udhëtimeve.

“Romain e ka mbështetur shumë Ritën gjatë muajve të fundit. Ata kanë probleme, sepse janë larg njëri-tjetrit. Është e vështirë të mos e dish se kur do të lehtësohen masat. Gjërat mes tyre kanë qenë shumë të tendosura pas festës së saj të ditëlindjes dhe gjithë kritikave që mori. Duket se ata janë në krizë”, ka thënë një burim për “The Sun”.

Author: admin