Per herë të fundit emri i Bardhok Pllanajt u lakua ne fund te 2020-ës, si një person i shpallur në kerkim për sulmin me armë ndaj banesës së policit A. P. Por Pllanaj, qëndroi në kërkim policor vetëm 12 orë. Ai u paraqit së bashku me tre të tjerë në kërkim si ai , me alibinë në dorë. Nuk kishte qenë në Shkodër, në çastet kur në drejtim të shtëpise së policit të Shqiponjave po zbrazej një karikator me fishekë. Kështu që ai shpëtoi paq dhe çështja për sulmin për shkak te detyrës ndaj policit , edhe sot e kësaj dite mbetet e pa zbardhur.
Në të vërtete polici i Shqiponjave, u përplas me Pllanajt për një gjobë. Në 15 Dhjetor kur ai guxoi të vendoste një gjobë, perpara fytyrës ju përplas portreti i një të paprekshmi. Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se Pllanaj dikujt i thoshte me zë të lartë: Çojeni ku të doni, hiqeni prej këtej nuk e dua këtë polic në Shkodër. Ai i tregoi madje mesazhin ku njëri ndër shefat përgjërohej: “Nuk i kam qit unë policët të betohem që s’di gjë”. Ky version tregohej ato ditë në policinë lokale, por mbetën vetëm fjalë.
Përplasja për gjobën ndodhi diçka mes datave 15-16 dhjetor 2020. Sulmi me armë në datë 23 dhjetor. Por policia dhe prokuroria u gjet e papërgatitur të zbardhte nëse ky incident që i beri policët e thjeshtë të dridhen ne Shkodër, kishte lidhje me të paprekshmin Plllanaj.