Njihuni me sekretet më të thella që kanë shenjat e HOROSKOPIT

Dashi

Nuk mund të përballojë zënkat dhe humbjen e njerëzve. Ata veprojnë sikur janë të lumtur dhe i lejojnë njerëzit të shkojnë, por në realitet, u vjen keq, pendohen qe janë zënë dhe duan që këta njerëz të kthehen, ata urrejnë humbjen e njerëzve që kanë shumë kuptim për ta.

Demi

Me të vërtetë kanë frikë se askush nuk i dëshiron ata përreth, dhe se mos harrohen lehtë nga njerëzit që vlejnë më shumë për ta. Vazhdimisht pyesin veten nëse I duan të tjerët.

Binjakët

Ata përpiqen aq shumë që të përshtaten dhe të jenë miq me të gjithë, ata ndryshojnë edhe veten e tyre që tu pëlqejnë të tjerëve. Më mirë të ndryshojnë se sa të rrijnë vetëm, sepse të qenit vetëm është shumë e frikshme për ta.

Gaforrja

Përpiqet të duket i lumtur gjatë gjithë kohës. Ata ndjehen se nëse njerëzit i shohin të mërzitur, do të zhgënjeheshin prej tyre. Duhet të sigurohen që të gjithë rreth tyre të mos shqetësohen për to, pa marrë parasysh koston.

Luani

Beson se ata janë të padashur dhe se për gjithçka që shkon keq është faji i tyre. Ata përpiqen të duken të ashpër dhe se nuk u intereson për gjë, por thellë brenda, ata janë ndoshta personi më i ndjeshëm që do të takoni ndonjëherë.

Virgjëresha

Ka vështirësi në trajtimin e jetës. Ata mund të duken sikur kanë gjithçka nën kontroll dhe në rregull. Por në realitet ata kanë probleme në çdo moment të ditës. Është e vështirë për ta që të qëndrojnë pozitivë.

Peshorja

Nuk mund të rrijë pa një të dashur, sepse ata kanë nevojë për të investuar kohë në të tjerët kështu që ata nuk duhet të përqëndrohen në veten e tyre. Urrejnë të përballohen me problemet e tyre në mënyrë që t’i fshehin ato dhe të pretendojnë se gjithçka është në rregull.

Akrepi

Është i frikësuar për t’iu afruar njerëzve. Ata duan të jenë të besueshëm nga të tjerët, por e kanë të vështirë t’u besojnë të tjerëve. Kanë frikë se kjo do t’i largojë të gjithë një ditë, por ata nuk dinë si ta rregullojnë atë.

Shigjetari

Duan vetëm dashurinë dhe të jenë të dashur. Kur nuk janë me dikë ata fillojnë të ndihen të pashpresë dhe se nuk janë mjaft të mirë për askënd.

Bricjapi

Investon për veten në përpjekjen për të arritur në krye, kështu që ata nuk kanë lidhje të thella me askënd. Ata janë të frikësuar se do të jenë vetëm përgjithmonë.

Ujori

Nuk ndjejnë emocione siç të tjerët mendojnë. Ata hyjnë në marrëdhënie dhe nuk ndjejnë asgjë për një kohë, dhe për këtë arsye, ata besojnë se ka diçka të gabuar me ta dhe e urrejnë veten për të.

Peshqit

Në fakt nuk kanë asnjë ide se çfarë po bëjnë, çfarë kërkojnë për t’i bërë të ndjehen më mirë. Janë të humbur dhe të hutuar por veprojnë sikur kanë gjithçka nën kontroll dhe urrejnë të kërkojnë ndihmë

Author: admin