Një debat i fortë është zhvilluar në studion e Bieta Sulos, teksa të ftuarit ishin duke komentuar sherrin që ndodhi mes 4 të rinjve në Shëngjin, përplasje e cila thuhet se nisi për një vajzë.
Opinionisti Elton Sarasela tha se e gjithë ngjarja nuk është e jashtëzakonshme për shqiptarët, madje sipas tij, kjo situatë është dramatizuar më shumë seç duhet.
“Me hamendësim them se kanë luajtur gabim vajzat. “Molla e sherrit” vajzat janë, vajzat nuk kanë luajtur bukur me djemtë dhe çunat janë prekur në sedër. Një vajzë e zgjuar mund ta shmangte sherrin”, u shpreh Eltoni, deklaratë kjo që nuk kishte si të mos ngjallte debate të forta.
Zhaklinë Lekatari ishte e para që e kundërshtoi, duke e cilësuar të prapambetur dhe disiformues mendimin e tij.
E ndërsa debati vijoi, erdhi një moment kur mes tyre “ u ndezën gjakrat”.
“Po mbylle mo burrë se s’ të dëgjoj dot më në këtë histori. S’ do të lë të flasësh, s’ të duroj dot më se po jep disinformacion”, tha Zhaku.
“Zhaku po s’dëgjove, mbylli veshët. Unë jap mendimin tim, po s’duron dot, plas në vend”, ia ktheu Eltoni.