Një person është gjetur i pajetë nga banorët e fshatit mbrëmjen e sotme në një tunel pranë Librazhdit.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është Hasan Bici, i cili dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës në tunelin e hekurudhës, në kilometrin 102 e 600 në dalje të Librazhdit.
Dyshohet se Bici mund të jetë vetëvarur, gjithsesi nuk përjashtohen edhe psita të tjera
Ndërkohë pritet që tashmë hetimet për ngjarjen e rëndë t’i marrë në dorë policia.