Ministri i ri i Shëndetësisë në Britani, i cili zëvendësojë Mat Hancook, që u përshi në një skandal seksual para një jave, ka deklaruar për ‘The Mail on Sunday’ se mënyrë më e mirë për të mbrojtur shëndetin e britanikëve është heqja e kufizimeve të Covidit, që ende janë në fuqi.
“Argumenti ekonomik për hapjen e vendit tashmë dihet, por për mua argumentet shëndetësore janë po aq urgjente”. Sajid Javid, paralajmëroi hapjen e plotë të Britanisë me 19 korrik, duke deklaruar se heqja e kufizimeve ndaj Covidit ‘do e bëjë Britaninë vendin më të hapur në Evropë’.
Nga 19 korriku, britanikët e vaksinuar me dy doza do jenë në gjendje të udhëtojnë drejt vendeve të listës së verdhë, pra në gjithë vendet e Evropës pa qenë nevoja të karantinohen në kthim për dhjetë ditë, siç është momentalisht.
Mbajtja e maskave do të jetë mbi baza vullnetare, përfshi edhe transportin public me përjashtim të spitaleve dhe qendrave shëndetësore.
Ata që i kanë bërë të dyja dozat e vaksinës nuk do u kërkohet të bëjnë me tamponet e Covidit edhe nëse ata kanë qenë në kontatkt me ndonjë person që është me virus, por tamponët do jenë të disponueshëm, nëse ata do duan ti bëjnë ato.
Ndërkohë, shkollat nuk do të mbyllen edhe nëse ndonjë fëmijë do rezultojë i infektuar me Covid. Sakaq, restorantet, pabet dhe dyqanet nuk do u kërkojnë më klientëve të ofrojnë të dhënat e tyre personale dhe të regjistrohen kur i frekuentojnë ato.
Qeveria britanike do i shqyrtoj masat javën e ardhshme dhe mendohet se me 12 korrik, një dite pas Finales se Uemblit, ato do bëhen publike. Britania është nder vendet e para ne bote me programin e saj te vaksinimit, ku 85.7 per qind e te rriturve kane bere dozen e pare te vaksinave, ndërsa 63.4 i kane bere te dyja dozat e vaksinës.