Një mundësi bashkëpunimi me Ramën? Kryemadhi: Bashkëpunimi, tradhti kombëtare!

Në një intervistë të dhënë për gazetarin Juxhin Mustafaraj, kryetarja e LSI-së Monika kryemadhi i është përgjigjur pyetjes nëse ka ndonjë mundësi bashkëpunimi me Partinë Socialiste dhe kryetarin e saj Edi Rama.

Kryemadhi ka hedhur poshtë çdo mundësi bashkëpunimi me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Visit Instagram Profile ➤

Ajo ka theksuar se të bashkëpunosh me një njeri si Rama, që ndien neveri për vendin e tij, për një njeri që ndien urrejtje për popullin e tij, për një njeri i cili i ngre zgupthi qytetarët e vet për t’i larguar nga Shqipëria, është tradhti kombëtare.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se beteja e 25 prillit është një betejë për qytetarët dhe nuk duhet të fokusohet tek imazhi i lidërve të partive, por tek zgjidhja e problemeve.

Author: admin