Nisur nga ndarja e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, si është romanca mes dy Dashëve?

Ilir Meta konfirmoi dje (më 20 qershor 2024) se ai dhe Monika Kryemadhi do të divorcohen. Iliri dhe Monika kanë qenë të martuar për 26 vite dhe kanë së bashku tre fëmijë, 2 vajza dhe 1 djalë.

Duke marrë parasysh se po i japin fund një lidhjeje kaq të gjatë, menduam t’u bëjmë një analizë astrologjike, për të kuptuar se ç’ka qenë e shkruar tek yjet për ta. Ilir Meta ka lindur më 24 mars 1969 dhe Monika më 9 prill 1974, çka do të thotë se të dy u përkasin shenjës së Dashit.

Sigurisht që ne u drejtuam te Susan Miller për të ditur më shumë rreth përputhshmërisë së dy partnerëve të kësaj shenje dhe ja se ç’zbuluam:

Që në krye të herës, lidhja e këtyre dy njerëzve ka shumë energji dhe entuziazëm. Një Dash ka mendime të forta dhe s’ka frikë t’i shprehë ato, tërhiqen nga një forcë magnetike dhe janë kur gjen një Dash tjetër, formojnë një dyshe fantastike! Këta dy persona shkojnë drejt argëtimit, energjisë së mirë dhe kanë një dëshirë të ethshme që të ecin përpara së bashku.

Përgjithësisht, ata ndjekin të njëjtat pasione (politika, palestra në rastin e ish-çiftit), të cilat i lidhin edhe më shumë me njëri-tjetrin.

Dashi është një shenjë që ndërmerr shumë rreziqe, sidomos në aspektin e karrierës. Kur është fjala për një biznes të ri, është një person shumë vigjilent. Nga ana tjetër, Dashi s’i tregon kurrë sekretet profesionale, ndaj është shumë e vështirë që të marrësh këshilla prej tij. Kjo vlen edhe për shpirtin binjak.

Duke qenë se është një shenjë praktike, një Dash kërkon një tjetër partner, po aq praktik, ndaj kur jeta e puq me një tjetër Dash, i cili ka të njëjtën dëshirë dhe të njëjtin qëllim, mendon se ka gjetur shpirtin binjak. Kështu që, dy njerëz kokëfortë, të vendosur dhe gati për të gjetur zgjidhje, bashkojnë forcat dhe ndërmarrin rreziqe të mëdha. Një Dash funksionon shpejt dhe nuk di të ndalet para sfidave (khëm-khëm, hetimi në SPAK).

Edhe seksualisht, të dyja këto shenja janë speca djegës, që do të thotë se shkaktojnë nxehtësi kudo ku shkojnë. Pa një jetë seksuale aktive, Dashi ndihet si i lënë pas dore dhe ndaj, një Dash tjetër e kupton dhe të dy mund të përmbushin urinë e tyre seksuale.

Praktikisht, kjo dyshe është perfekte, por ka një problem të madh: Mes tyre hyn konkurrenca! Ka shumë gjasa që dy Dashë të arrijnë shumë në jetë, por nëse personi tjetër është më i suksesshëm, njëri nga Dashët do të ndihet keq dhe automatikisht do të hyjë në një garë për të treguar se ka po aq (ose më shumë potencial). Dy Dashë janë shumë kokëfortë dhe duan të jenë gjithnjë të parët, ndaj konkurrenca mes tyre nuk mbaron kurrë, as kur arrijnë në moshë madhore.

Në rastin e Ilirit dhe Monikës, vetë ajo është shprehur se marrëdhënia e tyre ishte në një krizë, për shkak të një konflikti që lidhet me politikën.

“Raporti im bashkëshortor me Metën është një raport për momentin i ngrirë për shkak të konfliktit në parti, se sigurisht që brenda familjes sonë. Mendoj që nuk është hera e parë që unë dhe Ilir Meta kemi këto konflikte. Ne nuk kemi këto konflikte parimore, morale midis njëri-tjetrit. Konfliktet tona janë vetëm konflikte politike”, u shpreh ajo në një intervistë në “Opinion”, në prill të këtij viti.

Ndaj, Monika dhe Iliri nuk kanë dalë dot kundër natyrës së tyre si Dashë që duan të jenë udhëheqës dhe të prijnë tufat.

 

 

Author: horoscope