
Kanë nisur këtë mbrëmje reshjet e para të dëborës në Tiranë.
Ashtu siç ishte parashikuar nga meteorologët, edhe kryeqyteti nuk po iu shpëton reshjeve të dëborës.
Flokët e dëborës kanë nisur, ndërkohë që dita e nesërme pritet të jetë edhe më e ftohtë.
Sipas parashikimeve, reshjet e borës pritet të bien gjatë gjithë natës në kryeqytet dhe në të gjithë territorin.
I gjithë vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe dëbore, duke krijuar edhe probleme me qarkullimin në shumë rrugë.