Ervin Salianji, i ftuar në “Radarti Informativ” në ABC, foli për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit dhe kërkesën e kritikëve për dorëheqjen e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ndër aktorët politikë që kërkuan dorëheqjen e krydemokratit pas humbjes së zgjedhjeve, ishte edhe kreu i Këshillit Kombëtar i PD-së, Bujar Nishani.
Për Nishanin, humbja e këtyre zgjedhjeve ishte përgjegjësi e plotë e Lulzim Bashës, dhe se ky i fundit u shpreh ai, duhet të merre përgjegjësinë e dështimit të tij personal prej 8 vitesh.
Nga ana tjetër Ervin Salianji gjatë bisedës në studio më gazetaren Jonida Shehu, tha se në korrik Partia Demokratike ka zgjedhje për kryetarin e saj dhe të gjitha qëndrimet do t’i shprehë nëpërmjet votës.
Për Salianjin kërkesa për dorëheqje nuk mund të vijë nga persona të cilët nuk kanë bërë asnjë ditë fushatë për këtë forcë politike.
“Ne jemi të mandatuar nga qytetarët për të qenë përfaqësues të tyre. Ne do të jemi siç kemi qenë. Ne do të shkojmë tek ata dhe do të marrim vendime në kohën e duhur. Nuk kemi një vendimmarrje do të shkojmë apo jo në Parlament.
Salianji gjithashtu shtoi se sistemi zgjedhor është katastrofik për të shprehur vullnetin qytetar, po ashtu u shpreh se administrata publike është përdorur në forma të ndryshme. Në korrik PD ka zgjedhje për kryetarin e saj dhe të gjitha qëndrimet do t’i shprehë nëpërmjet votës. Ku është parë ndonjëherë të dalin njerëz që nuk kanë bërë një ditë fushatë të kërkojnë dorëheqjen. Unë do të respektoj vendimin që do të marrë anëtarësia e PD-së”, tha Salianji.