Opozita verioromaqedonase nuk pret më zgjidhje për ngërçin e krijuar nga Bullgaria, për negociatat me BE dhe do të hidhet në protesta.
Kryetari i opozitës, Hristijan Mickoski ka deklaruar se protesta do të ketë ditë për ditë në 3 lokacione të ndryshme në Shkup dhe 10 qytete të tjera të Maqedonisë së Veriut.
Sipas tij, qeveria e Zaev mban peng udhërrëfyesin e zgjidhjes së ngërrcit me Bullgarinë që vë në diskutim identitetin dhe gjuhën maqedonase.
“Problemin dypalësh që ne e kemi me Sofjen zyrtare, ndërsa ka të bëjë me ekzistimin e popullit maqedonas, kulturën, traditat, gjuhën maqedonase, luftën anti-fashiste, praktikisht të gjitha këto probleme që i përmban deklarata e miratuar nga Kuvendi bullgar do të jenë praktikisht problem që do e kemi ne me BE-në. Problemi nga dypalësh, do të shndërrohet në problem mes Maqedonisë dhe BE-së”- deklaroi Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.