Ngelet pa ujë Durrësi dhe Shijaku, shkak dëmtimi i tubacioneve

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Ujësjellës Kanalizimet Durrës kanë lajmëruar se Shijaku dhe qyteti i Durrësit do të jenë pa ujë të pijshëm pasi për shkak të rrëshqitjeve të dherave janë dëmtuar dy tubacione.

Përmes një njoftimi për banorët që të marrin masa, UKD shkruan se aktualisht stacioni i pompimit në Fushë Krujë që furnizon Shijakun është stakuar, po ashtu dhe stacioni i pompave në Milot që furnizon qytetin e Durrësit është stakuar.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Njoftimi i plotë:

UKD: Rrëshqitjet e dherave dëmtojnë dy tubacionet e ujit të pijshëm.

Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton abonentët se nga dita e sotme do të ketë kufizime në furnizimin me ujë për shkak të disa difekteve që kanë ndodhur nga shirat e ditëve të fundit. Aktualisht stacioni i pompimit në Fushë Krujë që furnizon Shijakun është stakuar, po ashtu edhe stacioni i ri i pompave në Milot që furnizon me ujë qytetin e Durrësit.

Për shkak të rëshqitjes së dherave oranë depos së Shilores në Shijak, është carë tubacioni DN 400 mm dhe për këtë arsye zona e Shijakut dhe Maminasit nuk po furnizohet me ujë. Rëshqitjet e dherave kanë dëmtuar edhe tubacinin e ri DN 700 mm në kodrën e Ishmit.

Në këto kushte është ndërprerë puna edhe në stacionin e pompave në Milot, nga i cili furnizohet me ujë të pijshëm qyteti i Durrësit dhe një pjesë e fshatrave. UKD ka dërguar që në momëntin e parë dy brigada që po meren me riparimin e difekteve.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Ujësjellës Kanalizime Durrës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për situatën e krijuar.

Author: admin