
Një 32-vjeçar nga Durrës ka rënë në prangat e policisë, pasi kishte ngacmuar seksualisht një të mitur.
Policia njofton se arrestimi i tij u bë në flagrancë, teksa nuk jep shumë detaje për ngjarjen.
Hetimet mbi rastin vijojnë dhe nuk dihet nëse ka qenë e mitura që ka denoncuar rastin, apo familjarë të saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 32 vjeç, banues në fshatin Perlat, Durrës, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.