Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës informon qytetarët për rinisjen e fluturimeve.
Sipas TIA-s fluturimet e programuara rinisin nesër në mëngjes, ndërkohë që sot do të kryhen operimet për fluturimet humanitare, mjekësore dhe diplomatike.
Nuk ka një orar të saktë për rifillimin e nesërm të fluturimeve.
Njoftimi i plotë:
📌 Nesër në mëngjes rinisin fluturimet
📌 Tirana International Airport njofton se fluturimet e programuara rinisin nesër në mëngjes, ndërkohë që sot do të kryhen operimet për fluturimet humanitare, mjekësore dhe diplomatike. Sipas njoftimeve zyrtare të shtetit shqiptar, fluturimet e programuara rifillojnë nesër në mëngjes, më 9 Prill 2021.
📌 Ende nuk ka një orë të saktë për rifillimin e nesërm të fluturimeve. Sapo ta kemi si njoftim, do ta lajmërojmë menjëherë.
📌 Pasagjerët e flydubai që kanë prerë biletën për në Dubai dhe e kanë fluturimin ditën e sotme, i bëjmë me dije ata dhe operatorët turistikë se udhëtimi do të kryhet nga nga aeroporti i Podgoricës dhe deri atje do të transportohen me autobuzë. Janë të lutur të paraqiten brenda terminalit të TIA-s për dhënien e dokumentacionit të nevojshëm për këtë udhëtim.
📌 Njoftojmë gjithashtu se pasagjerët e itinerarit Dubai – Tiranë po me flydubai, se avioni do të ulet në aeroportin e Podgoricës sot në mbrëmje, me një parashikim 18.30 orë lokale, kështu që operatorët turistikë janë të lutur të kujdesen për transportin e tyre nga Podgorica në Tiranë me autobusë.
📌 Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbetet në shërbim të pasagjerëve dhe të çdo informacioni të saktë që është i vlefshëm për publikun.
Për çdo të dhënë tjetër, ju informojmë sërish.
Ju faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport