Duke u udhëhequr nga Marsi, planeti i dëshirës, luftës dhe veprimit, Dashi është një nga shenjat më energjike të horoskopit. Aventurier dhe novator, Dashi ka frikë nga monotonia dhe është gjithmonë në kërkim të gjërave të reja, që e plotësojnë. Më poshtë do t’ju rendisim disa nga karakteristikat e kësaj shenje dhe si janë si kolegë, miq e të dashur.
Dashi si koleg
Si shenja e parë e zodiakut, çdo sjellje e Dashit në zyrë ka të bëjë me fillimet, individualitetin dhe guximin. Ata nuk marrin urdhra dhe shpesh preferojnë vetëpunësimin ose një rol ku ata drejtojnë. Dinë të jenë bashkëpunues, por më së shumti janë individualistë.
Dashi në dashuri
Dashi nuk është thjesht një shef në zyrë. Nëse i dashuri juaj ka lindur nën këtë shenjë e di saktësisht se çfarë do dhe nuk ka frikë t’ua tregojë edhe juve. “Sa më i madh rreziku, aq më i madh është shpërblimi” është mantra e Dashi kur bëhet fjalë për joshje. Natyra e tyre e zjarrtë do të thotë që ata do të presin që ju të përcillni të njëjtin pasion në dhomën e gjumit.
Dashi me miqtë
Kur shoqëroheni me një Dash, jeta është pak më tërheqëse. Energjia e tyre e pakufishme dhe adrenalinës mund të jenë ngjitëse. Dashi pëlqen të eksplorojë e të nxjerrë më të mirën nga njerëzit e tjerë, megjithatë nëse nuk jeni në një valë, dashi nuk ju vjen shumë nga pas. Durimi nuk është pika e tyre e fortë.