Ministri gjerman për Europën, Michael Roth të nisë ditën e sotme një vizitë dy ditore në Tiranë në lidhje me ecurinë e procesit të hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Në orët e pasdites Roth pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama ku do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp, ndërsa ditën e nesërme ai do të zhvillojë një takim me ministren e Jashtme Olta Xhaçka.
Ndalesa tjetër e Roth ishte Maqedonia e Veriut ndërsa në ditët në vazhdim ai pritet të vazhdojë turin në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Michael Roth MdB
@MiRo_SPD
Regierungsvertreter*in aus Deutschland