Tri franceze: Catherine Corsini, Julia Ducournau dhe Mia Hansen-Love, si edhe hungarezja Ildikó Enyedi, ky është “pokeri” i grave në garën për “Palmën e Artë” në edicionin e 75-të të Festivalit të Filmit në Kanë, që starton nga 6 korriku.
Katër regjisoret do të ndiqen me vëmendjen e duhur edhe për shkak të favorizmit legjitim që ato mund të marrin nga një juri kryesisht femërore.
Këtë herë, Enyedi e vendos historinë e saj në vitet 1920.
Filmi, i gjashti me metrazh të gjatë nga regjisorja hungareze, është bashkëprodhuar nga Rai Cinema.
Skenari, i shkruar nga vetë regjisorja, bazohet në romanin me të njëjtin titull nga Milan Füst.
Nga vitet 1920 kalojmë në 2018 me “La Fracture” të Catherine Corsini, e vendosur në Paris gjatë protestave të Jelekëve të Verdhë.
Pritshmëri të mëdha edhe për “Titane”, realizimi i dytë nga regjisorja franceze Julia Ducournau, e cila ka një film debutues të jashtëzakonshëm, siç është “Raw”.
Më në fund, Mia Hansen-Love sjell në konkurim “Ishulli Bergman”, që premton të jetë një lloj melodrame e mbinatyrshme.