Ndërron jetë në moshën 53-vjeçare Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Artur Sula

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë dhe të afërmit e tij, të cilët kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Një ndër ata është edhe kryetari i Departamentit të Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku.

Postimi:

“Prehu ne Paqe,Turi..

U endem bashke korridoreve e klasave te se njejtes shkolle te mesme,e me tej auditoreve te universitetit..,e me pas u beme kolege,me pas ti ishe drejtues i departamentit e se fundmi dekan i fakultetit ku ne studiuam dhe me pas u beme profesore.

Ne kete udhetim pergjate 30 viteve,nese studente apo profesore,nese drejtues apo dekan,ti mbete i njejti,ti mbete i njejti Turi shok e mik.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Sa here te takoja harroja se ishe dekani por ai Turi qe linim mesimin per te pire cigare fshehur pas shkolles se mesme te Gjuheve te Huaja,apo per te organizuar ndonje feste ose degjuar muzike te ndaluar.

Vendose te ikesh shpejt,per te lene pas kujtimin e nje shoku e miku te mire qe koha e jeta nuk e ndryshoi kurre deri ne oren e fundit.

Lamtumire Turi,prehu ne Paqe te Zotit tani”.

Author: admin