Incident i frikshëm në Eretria, humbasin jetën tre elektricistë gjatë riparimit në një shtyllë korrenti, me dëshmitarë mjaft banorë të fshatit, që lajmëruan të shokuar autoritetet.
Viktimat, dy grekë dhe një emigrant shqiptar, banor i fshatit afër Eretria, në ishullin Evia u goditën nga 20.000 volt pak orë më parë.
Një elektricist u var në shtyllë, ndërsa dy të tjerët forca e goditjes i rrëzoi të vdekur përdhe.
Dëshmitarët të shokuar ndiqnin shpërthimin në shtyllë dhe vdekjen e menjëhershme të tre elektricistëve, ndërsa një i katërt është në gjendje të rëndë.