Një zyrtar i lartë i Policisë në Maqedoninë e Veriut, është vënë në pranga pasi është kapur me një sasi të madhe droge. Sipas mediave vendase, droga e kapur arrinte vlerën e 800 mijë eurove.
Lajmin e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili thotë se aksioni është realizuar në bashkëpunim me Agjencinë Amerikane për Luftë Kundër Narkotikëve – DEA.
“Në një operacion të madh policor së bashku me Agjencinë Amerikane për Luftë Kundër Trafikantëve të Drogës – DEA, është konfiskuar drogë me vlerë mbi 800,000 euro, si dhe është arrestuar një oficer i lartë policie. Ne vazhdojmë së bashku me partnerët tanë strategjikë në luftën pa kriter kundër krimit”, shkroi Spasovski në Facebook.