Ndarja nga jeta e gjeneralit Ndriçim Sallaku, Yuri Kim: Jam thellësisht e trishtuar dhe e tronditur

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim, ka reaguar për vdekjen e Gjenaralit të brigadës Ndriçim Sallaku, i cili humbi jetën ditën e sotme për shkak të Covid-19.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Kim thotë se ndihet e trishtuar dhe e tronditur për humbjen e tij, sakaq shton se pati nderin të punonte me komandantin për të forcuar partneritetin SHBA-Shqipëri.
Komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade, Ndriçim Sallaku, ka humbur jetën ditën e sotme për shkak të Covid-19.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

“Jam thellësisht e trishtuar dhe e tronditur për vdekjen e gjeneral Ndriçim Sallakut.

Unë dhe shumë amerikanë të tjerë patëm nderin ta njohim këtë patriot dhe të punojmë me të për të forcuar partneritetin.

Ai iku shumë herët. Ne i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së tij. Pushoftë në paqe!”, shkruan Yuri Kim.

Author: admin