Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, Basha: Kontributi i tij do të vlerësohet si një zë në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Bashkim Fino mëngjesin e sotëm.

Basha shpreh trishtim për ndarjen e tij nga jeta, teksa thekson se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Mesazhi i Bashës:

Me trishtim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, ish-ministrit dhe ish-deputetit Bashkim Fino.

Jam i bindur se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Fino dhe gjithë të dashurve të tij.

U prehtë në paqe!

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Author: admin