Ndalimi i muzikës pas orës 20:00, Florjan Binaj ironizon qeverinë: COVID-19 transmetohet edhe përmes notave të muzikës. Policia ka shpallur në kërkim…

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Aktori Florjan Binaj përmes një postimi në Instagram ka ironizur qeverinë me vendimin për të mbyllur lokalet e natës dhe vendosjen për të mos lejuar muzikën nëpër lokale pas orës 20:00. “Sipas një studimi të Universitetit Surrelington në Tirinois të Maçaçuçets, COVID-19 transmetohet edhe nëpërmjet notave të muzikës sidomos pas orës 20:00. Ky universitet gjeti tek një këngë, një notë DO dhe një SOL pozitive me COVID ndërkohë tamponi i është bërë MI-së, LA-së dhe RE-së, ndërsa FA dhe SI kanë dalë negative në test”, shkruan Binaj. Këtë postim aktori e ka shoqëruar me shkrimin “Policia ka shpallur në kërkim çelsin e solit”.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Ky vendim i qeverisë ka nxjerrë në protestë para Kryeministrisë artisë dhe qytetarë, të cilët e kundërshtojnë atë. Mes zërave kritikë ishte edhe këngëtari Devis Xherahu, i cili propozoi që qeveria të lejojë hapjen e lokaleve të natës me protokolle sigurie, sikurse ka bërë në rastin e bankave, apo supermarketeve.

Author: admin