Nard Ndoka nuk firmos marrëveshjen me Bashën..

TIRANË- Një nga aleatët e Partisë Demokratike, Nard Ndoka, i cili është edhe kryetar i Partisë Demokristiane, nuk ka firmosur marrëveshjen e ditës së sotme e cila do të dorëzohet sot në KQZ. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ai nuk ka nënshkruar marrëveshjen pasi ka qenë i pakënaqur me disa pika të saj.

Ndërkohë palët po vazhdojnë të negociojnë për të gjetur një marrëveshje, por kanë kohë deri në orën 22:00, kohë kur mbaron edhe afati për regjistrimin e koalicioneve në KQZ.

“Aleanca për ndryshim” është koalicioni i i krijuar nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj, që do të garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot, Kryedemokrati Basha ka mbyllur marrëveshje me aleatët e tij, PBDNJ Vangjel Dule, Partia Drejtësi për Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit, Partia Republikane e Fatmir Mediut, Partia Demokristiane e Nard Ndokës, Partia Agrare e Agron Dukës dhe Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar e Dashamir Shehut.

(a.k.dosja.al)

Author: admin