Të thuash “të dua” është ndoshta mënyra më e lehtë për t’i shprehur dikujt interesin tuaj, por kjo nuk është mënyra e vetme. Kur bëhet fjalë për të shprehur emocione, çdo individ është i ndryshëm, shkruan “Italia Feed”.
Ndërsa disa përdorin fjalë, të tjerë mbështeten më shumë në veprime dhe gjeste.
Mënyra se si shfaqet dashuria mund të mos jetë në të njëjtën mënyrë ehe tek ju, që mund t’ju shqetësojë për marrëdhënien tuaj dhe t’ju bëjë të ndiheni më pak të dëshiruar.
Ai ju dëgjon dhe ju lexon si një ditar
Nëse partneri juaj është i gatshëm t’ju dëgjojë dhe t’ju ngushëllojë në ditët tuaja të trishtuara dhe të lumtura, ai nuk është vetëm një dëgjues i shkëlqyeshëm, por kjo tregon që ai vlerëson besimin në marrëdhënien tuaj.
Ai e do kohën që kalon me ty
Kur jeni të dashuruar, puthja është një ndër gëzimet më të mëdha për të qenë në një lidhje. Nëse partneri pëlqen të përkëdhelet po aq shumë sa edhe ju, kjo tregon që ai dëshiron të kalojë kohë cilësore me ju, vlerëson intimitetin në marrëdhënie. Puthjet e rastit në ballë dhe përqafimet janë gjithashtu një shenjë e atyre që përpiqen t’ju tregojnë se sa të rëndësishëm jeni pa thënë asnjë fjalë…
Ju inkurajon që të arrini qëllimet tuaja.
Të qenit në një lidhje nuk është e barabartë me të qenit me partnerin tuaj gjatë gjithë kohës ose t’i shkruani 24/7. Në fund të ditës, ju jeni dy individë të veçantë me qëllime dhe ëndrra të ndryshme.
Nëse partneri ju inkurajon t’i kushtoni më shumë kohë arritjes së qëllimeve tuaja, kjo tregon se ai vlerëson hapësirën personale. Të kuptuarit se partneri juaj gjithashtu ka një jetë dhe të drejtën për të ndjekur ëndrrat e veta është një shenjë pjekurie dhe dashurie e vërtetë.
Ju ndihmon me punët e shtëpisë.
Nëse partneri vë rrobat në lavatriçe ose ju ndihmon me punët e shtëpisë çdo ditë, atëherë kjo tregon se ai ju konsideron si të barabartë me vete. Është vërtetë e vështirë të gjesh dikë që e vlerëson barazinë në një marrëdhënie, kështu që nëse e ke gjetur dikë të veçantë, mos e lër të shkojë.
Flet për ju me të afërmit dhe miqtë e vet.
Shenja më e qartë që partneri nuk po ju mashtron, është kur ju fton të merrni pjesë në diskutimet me miqtë apo me familjarët e tij. Në këtë rast, është e sigurt që ai e sheh të ardhmen me ju.
E shfaq dashurinë kudo.
Një shfaqje e përkohshme publike e dashurisë është në rregull, por nëse partneri e bën këtë gjatë gjithë kohës, jini të vëmendshëm, sepse ky mund të jetë një flamur i kuq.
Nëse doni t’u tregoni të tjerëve për marrëdhënien tuaj, kjo është një shenjë pasigurie, dhe nëse partneri thjesht nuk di si t’i mbajë duart larg jush, madje edhe në publik, atëherë ai nuk është i sigurt për ju.