Myslim Murrizi me berberin e fshatit Kryemëdhenj: Shqiptarët duhet të përdorin votën për të qethur “zhgallë zhgallë” çdo emër hajduti

Myslim Murrizi, kryetari i partisë Lëvizja Demokratike ka publikuar në rrjete sociale një foto me Ilir Sulën, berberin e fshatit Kryemëdhenj të Golemit, në Kavajë.

Deputeti, një kritik i fortë i qeverisë dhe opozitës parlamentare gjithashtu, ka ironizuar duke thënë se shqiptarët në 25 prill duhet ta përdorin votën e tyre për të “dënuar” çdo politikan të korruptuar e mashtrues që do të jetë në listat e partive. Tpz.al

Shënimi i Myslim Murrizit

Me Ilir Sulen nga fshati Kryemedhenj te Golemit Kavaje. Pasi pime nje kafe me disa Miq ne Golem, e beme nje foto me berber Ilirin per tu treguar hajduteve dhe mashtrueseve te politikes qe me 25 prill Shqiptaret duhet ta perdorin voten e Tyre, si gersheret e berberit per te “qethur” zhgalla zhgalla çdo emer hajduti, mashtruesi, arroganti dhe hipokriti qe do te jete ne listat e partive politike per Deputet

151832297_2501329740013578_8263023634783918278_o.jpg

Author: admin