Kryeministri Edi Rama bën me dije se në vizitën dyditore në Ankara, po diskutohet për projektet e bashkëpunimit dypalësh me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport.
Kreu i qeverisë ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet teksa zbret shkallët e avionit “Air Albania”, shoqëruar me mesazhin: “Ankara – Vizitë dyditore për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport”.
Sjellim në vëmendje që Rama mungoi në mbledhjen e mbajtur sot nga Asambleja Kombëtare e PS, që u drejtua nga sekretari i përgjithshëm Taulant Balla.