Gentian Muça vetëm pak ditë më parë fitoi titullin kampion me Tiranën, pas një sezoni shumë të mirë të zhvilluar.
Megjithatë vetëm pak ditë pasi u shpall kampion, kapiteni bardheblu ka marrë një tjetër vlerësim, por këtë herë në fushën e politikës.
Muça është propozuar nga anëtarësia e Partisë Demokratike, Dega 8, si një kandidat për deputet.
Pasi fitoi titullin, tani mbrojtësi do përpiqet të fitojë edhe në fushën e politikës, të cilën mund ta nisë shumë shpejt.
Mesa duket lojtari është shumë i lidhur me ngjyrat bardheblu, teksa edhe në politikë ka zgjedhur të përfaqësojë këto ngjyra.