Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e sotme vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Për pjesën e parë të ditës moti do të jetë kryesisht me diell por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare.
Pas orëve të mesditës do të jetë mot i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje – jugperëndim me intensitet 1-6 m/s e përkohësisht mesatare deri në 10m/s në brigjet detare shoqëruar me valëzim të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 13/24 Diell pak re
Kukës 12/25 Diell pak re
Lezhë 12/24 Diell pak re
Dibër 10/23 Diell pak re
Durrës 14/25 Diell pak re
Tiranë 15/26 Diell pak re
Elbasan 13/27 Diell pak re
Berat 12/27 Diell pak re
Vlorë 14/25 Diell pak re
Korçë 10/24 Diell pak re
Gjirokastër 11/26 Diell pak re
Sarandë 13/25 Diell pak re.