Mot i kthjellët, por i ftohtë, ja parashikimi për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Vranësirat herë pas here do të sjellin reshje të izoluara.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04°C në 13°C, në zonat e ulëta nga 09ºC në 19°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 22°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5-6 ballë.

 

 

Author: admin