Mot i kthjellët dhe ulje temperaturash, ja si nis java

Në vendin tonë pritet një mot i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin një mot të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të territorit. Në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 19º në 27ºC, në zonat e ulëta nga 24ºC në 35ºC dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 36ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

 

 

Author: admin