Presidenca i është përgjigjur Erion Brace pas një postimi të tij mbi deklaratat e Presidentit sot në Vlorë.
Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta shkruan se këto janë marifete të zëvendës kryeministrit dhe se referendumin historik të 25 Prillit nuk do e ndalë askush.
Ndërsa gjithashtu shkruan se ai ‘si ish-gazetar ai ka një detyrim që të gjithë ish-kolegët e tij të mos publikojnë lajme të rreme për një tas përshesh’.
Postimi i plotë:
“Erion hiq dorë nga këto mistrecllëqe, se ty nuk të shkojnë dhe as të kanë hije!
Boll më me këto marifete të dala boje!
Bëju thirrje shqiptarëve për të dalë masivisht në votime!
Mos u trembni nga vota e shqiptarëve!
Referendumin historik të 25 prillit nuk e ndal më asnjë mistrecllëk apo marifet me kartat ID!
Ti këtë e di shumë mirë! Ke dhe eksperiencën e duhur për ta kuptuar!
Dhe si ish gazetar, e ke një detyrim në respekt të profesionit, t’u bësh thirrje ish-kolegëve të tu, të mos fabrikojnë më lajme të rreme dhe të publikojnë marrëzira për një tas përshesh!
Në pritje të reflektimit tënd Erion!