“Mos lejoni që të flasin në emrin tuaj”, cilën shenjë Horoskopi paralajmëron Paolo Fox

Dashi

Të lindurit në shenjën e Dashit do të arrijnë të përjetojnë kënaqësi të mëdha këtë javë, gjithmonë nëse do të dinë të interpretojnë shenjat e yjeve. Për njëfarë kohe, u endët në kërkim të mundësive të reja, pas përfundimit të papritur të disa marrëdhënieve. Tregohuni vigjilentë. Duke bërë lëvizjet e duhura, nuk do të keni për çfarë të pendoheni. Kini besim te vetja dhe tek aftësitë tuaja.

Demi

Një gjendje disi e tensionuar është ajo që i shqetëson të lindurit në shenjën e Demit. Disa ngjarje të kohëve të fundit ju kanë ngjallur habi dhe ju kanë krijuar dyshime, aq sa nuk ndiheni më të sigurt për zgjedhjet tuaja më të fundit. Ju mund të tundoheni të filloni nga e para, të lini gjithçka pas krahëve para se të jetë tepër vonë. Mos merrni vendime të nxituara. Para se të bëni zgjedhjen përfundimtare, shqyrtoni me kujdes rrugën që keni ndjekur deri më tani.

Binjakët

Të lindurit në shenjën e Binjakëve duhet t’i dorëzohen fatit të tyre dhe t’ia lënë përgjegjësitë të tjerëve. Jeni të fiksuar për të kontrolluar gjithçka, duke e ngarkuar veten me përgjegjësi të panevojshme, që ju hanë gjithë kohën. Lodhja mund t’ju ndikojë për keq, pasi mund të bëni një gabim për të cilin do të pendoheni shumë. Kjo mund të rezultojë e dëmshme në planin afatgjatë. Kini më shumë besim te njerëzit përreth jush, jepuni atyre një shans që t’ju befasojnë.

Gaforrja

Kjo do të jetë një javë e këndshme, që do t’ua ngrejë humorin të lindurve në shenjën e Gaforres. Disa rrethana të rastësishme do t’jua lehtësojnë barrën, duke ju dhënë pak kohë për të marrë frymë dhe për t’iu përkushtuar vetes. Mos e nënvlerësoni rëndësinë e mirëqenies tuaj psikofizike, përfitoni nga kjo periudhë për të ripërtërirë forcat. Ndonjëherë nuk është keq të tregoheni egoistë.

Luani

Të lindurit në shenjën e Luanit do të përjetojnë ndjesi të shkëlqyera. Pas një periudhe stimuluese dhe të komplikuar, më në fund do të jeni në gjendje të shijoni frytet e përpjekjeve tuaja dhe disa momente qetësie relative. Kjo ju lë shumë hapësirë për t’iu përkushtuar çështjeve të zemrës. Do të keni shumë mundësi për të përjetuar emocione të forta dhe për të provuar ndjesi të reja.

Virgjëresha

Ju që i përkisni shenjës së Virgjëreshës do të duhet të merrni përsipër përgjegjësitë që ju takojnë. Do të hasni shumë pengesa në rrugën tuaj, jo gjithmonë për shkak të fatit të keq. Mos bëni me faj askënd, por përpiquni të vlerësoni objektivisht situatën. Hapi i parë drejt zgjidhjes është që të pranoni gabimet tuaja dhe të merrni masat për t’i korrigjuar ato.

Peshorja

Do të ketë këtë javë shumë momente të favorshme për të lindurit në shenjën e Peshores. Kjo është koha e përkryer për t’u përfshirë më shumë në veprimtari dhe për të marrë disa rreziqe përsipër. Yjet janë në anën tuaj, prandaj mund të ecni me hap të sigurt për të realizuar dëshirat tuaja. Megjithatë, jo gjithçka do të shkojë mirë, pasi do të hasni disa pengesa. Veproni me maturi, mos lejoni që të flasin në emrin tuaj.

Akrepi

Ka një atmosferë ndryshimi për të lindurit në shenjën e Akrepit. Do të keni shumë risi në të ardhmen tuaj, gati për t’ju hapur skenarë të rinj, si në sferën e punës ashtu dhe në atë sentimentale. Do t’ju duhet të luftoni për të fituar pak hapësirë, por shpërblimi në fund ia vlen çdo përpjekje. Jepni gjithçka, demonstroni potencialin tuaj për ata që nuk mund të bëjnë asgjë, përveçse të kritikojnë dhe të dyshojnë te të tjerët.

Shigjetari

Disa ngjarje të papritura do t’i bëjnë të lindurit në shenjën e Shigjetarit të ndiejnë siklet. Keni plane specifike dhe ju acarojnë ndryshimet në sekondën e fundit. Sa më shpejt të hiqni dorë nga ideja për të bërë gjithçka me përsosmëri, aq më mirë do të jetë për ju dhe për ata rreth jush. Jo çdo gjë është nën kontrollin tuaj, e vetmja mënyrë për të ecur përpara është që të tregoheni fleksibël dhe të veproni në varësi të situatës.

Bricjapi

Do të përjetoni këtë javë ditë të lumtura dhe më pak të lumtura. Ditët e para do të jenë të lodhshme nga shumë këndvështrime, një sfidë e vërtetë për ekuilibrin tuaj psikofizik. Shpeshherë do t’ju duhet të mbyllni sytë përpara disa gjërave dhe të qeshni nga zori, në mënyrë që në fundjavë të ndiheni më të qetë. Merrni pak kohë për t’u rikuperuar dhe për të lënë njëherë e mirë pas krahëve gjërat e shëmtuara. Me siguri që do të arrini ta merrni veten.

Ujori

Ky do të jetë një moment reflektimi për të lindurit në shenjën e Ujorit. Këto ditë do të jenë të mbushura me tension, veçanërisht për ata që kanë objektiva afatshkurtër në punë. Duhet të jeni produktivë, nëse doni që të arrini synimet tuaja. Të qenët gjithmonë aktivë ka koston e vet. Aty nga mesi i javës, me apo pa dëshirën tuaj, do të jeni të detyruar të bëni një pauzë. Nëse e shikoni situatën me qetësi, mund t’ju ndryshojnë prioritetet.

Peshqit

Të lindurve në shenjën e Peshqve do t’u duhet të bëjnë shumë durim. Shumë situata të pakëndshme në ditët në vijim do t’ju stresojnë dhe do t’ju ndikojnë negativisht. Merrni frymë thellë dhe vazhdoni përpara, mos u ndalni para asgjëje. Nëse do të veproni me instinkt dhe do të reagoni në mënyrë të ekzagjeruar, vetëm sa do t’i bëni keq vetes në planin afatgjatë. Do të keni mundësi ta merrni veten në kohën e duhur./sot.com.al

Author: horoscope