Lindja e Mesme po digjet nga tensionet që kanë përfshirë Izraelin dhe Gazën ditët e fundit.
Raketa të shumta janë hedhë nga Gaza në drejtim të Izraelit pas vrasjes së komandantit në Hamasit.
Nga bombardimet e shumta në rrjetet sociale është postuar momenti i shembjes së një ndërtese 14-katëshe në Gaza, në të cilën ndodheshin zyrat e mediave dhe organizatave të tjera.
Ndërtesa është shembur pasi u godit nga një bombë izraelite , por fatmirësisht në momentin e shembjes së ndërtesës nuk ndodhej asnjë person në godinë.
Ushtria izraelite ka bombarduar Gazën pandërprerë, me sulmet ajrore që vazhdojnë herët këtë mëngjes.
Sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, deri më tani kanë humbur jetën 67 persona mes të cilëve 17 fëmijë dhe janë plagosur mbi 4000 të tjerë. Ndërkohë në Izrael kanë humbur jetën shtatë persona.