Mjeku i njohur Petrit Vargu ka reaguar për situatën e pandemisë në vend dhe mos marrjen e masave nga qeveria.
Vargu shprehet se kur vendi kishte vetëm 30 raste ditore me infektime, kryeministri Edi Rama deklaronte se jemi në luftë.
Ndërsa shton se kur infektimet kanë kapërcyer shifrën ditore 1 mijë, Edi Rama vazhdon fushatën.
“Kur kishim 30 raste në ditë na dilje çdo ditë në TV dhe na jepje këshilla .Tani që po thyejmë rekordet ballkanike me më tepër se 300 % se fqinjët tanë, merresh me restaurimet e Gjirokastrës.
Ndonjë kovë me vaksina kur do na e sjellësh? Këtë radhë dil e pritë që kur të ngarkohen, që të rrish nja dy ditë nëpër TV.
Na jep ndonjë lajm sa për të na hutuar. Se me Nanon dështove. Atë kasete e kishim pare në 2007 me PD-në”,- shkruan Petrit Vargu në një postim në rrjetet sociale.tpz.al