Lëvizja Socialiste për Integrim, Dega Durrës është shprehur sot se një furtunë largimesh nga puna po ndodh në spitalin e qytetit, kjo pasi laboratorët janë në drejtimin e privatit. Me anë të një postimi në faqen zyrtare të saj në FaceBook LSI duke ju referuar mjekut Nestor Memsuri, Anëtar i Kryesisë së LSI Durrës, shprehet se situata është e rëndë në këtë spital, pas dhënies me konçesion të laboratorëve të spitalit.
Postimi i plotë:
“Furtunë” largimesh nga puna në Spitalin e Durrësit pasi laboratorët i merr privati.
Dhënia me koncesion te privati i laboratorëve të spitaleve po shkakton largime të shumta nga puna të bluzave të bardha.
Situatë e rëndë në Spitalin e Durrësit.
Po aplikohen ndërprerje kolektive të kontratës së punës, gjë që ndalohet me ligj.
Shumë bluza të bardha po humbasin vendin e punës.
Kontrata e partneritetit publik-privat për shërbimin laboratorik parashikohet t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë mbi 13 miliardë Lekë ose rreth 104 milionë Euro për 10 vitet e ardhshme.
Për më tepër kjo ndodh në periudhë pandemie ku bluzat e bardha duhen çmuar dhe vlerësuar më shumë se kurrë e jo të largohen nga puna.
Vlerësoni mjekët dhe jo t’i largoni nga puna pasi çdokush prej tyre ka sakrifikuar dhe ka punuar maksimalisht dhe profesionalisht.
Kontributi i tyre është heroik në këtë betejë të madhe.
Nuk duhet të ketë përfitime në dëm të bluzave të bardha dhe takspaguesve shqiptarë në ditët e tyre më të vështira.
Nestor Memsuri
Mjek, Higjenist – Epidemiolog
Anëtar i Kryesisë së LSI Durrës