Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka reaguar lidhur me një ngjarje të rëndë të ndodhur së fundmi në spitalin e Fierit ku pretendohet se një i ri është dhunuar nga 4 mjekë të këtij spitali.
Ministria e Shëndetësisë ka dënuar dhunën, ndërsa kërkon që hetimet të zbardhin të plotë ngjarjen në Fier.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur menjëherë një grup pune për të kryer një hetim administrativ mbi ngjarjen dhe njëherësh nxit organet kompetente të kryejnë zbardhjen sa më të shpejtë të saj.
Reagimi i MSH:
MSHMS dënon ashpër dhunën: Hetim të plotë për ngjarjen në spitalin e Fierit. Nisur nga denoncimi i ngjarjes se rëndë në emisionin Stop në TV Klan, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon ashpër çdo formë dhune dhe e konsideron njësoj të papranueshëm çdo akt të tillë, ndaj bluzave të bardha dhe ndaj çdo qytetari. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur menjëherë një grup pune për të kryer një hetim administrativ mbi ngjarjen dhe njëherësh nxit organet kompetente të kryejnë zbardhjen sa më të shpejtë të saj.”
Kujtojmë se më herët policia e Fierit vuri në pranga të riun, Ardian Klima pasi akuzohej se ka ushtruar dhunë ndaj një mjeku në spitalin e Fierit. Por mesa duket ngjarja është ndryshe pasi gjatë disa përgjimeve të publikuara në emisionin Stop, thuhet se është i riu ai që dhunohet.