Magawa, miu, që fitoi medalje të artë për heroizmin e tij, po tërhiqet nga puna, e cila kishte të bënte me dedektimin e minave.
Në një karrierë pesë-vjeçare, brejtësi ka nuhatur 71 mina tokësore dhe dhjetëra sende të tjera të pashpërthyera në Azinë Juglindore, raporton BBC.
Pronarja i tij thotë se miu shtatë vjeçar afrikan, po plaket dhe se dëshiron të “respektojë nevojat e miut për t’u tërhequr nga puna”.
Mendohet të ketë deri në gjashtë milionë mina tokësore në zonën e Azisë Juglindore.
Magawa u trajnua nga shoqata bamirëse e regjistruar në Belgjikë ‘Apopo’, e cila është e vendosur në Tanzani dhe ka rritur kafshë, të njohura si HeroRAT, për të zbuluar mina që nga vitet 1990.
Kafshët certifikohen pas një viti trajnimi.
Javën e kaluar, ‘Apopo’ tha se një grup i ri minjsh të rinj ishin vlerësuar nga Qendra e Veprimit ndaj Minave.
Sipas grupit trajnues, miu do të qëndrojë në post për disa javë të tjera për të “këshilluar” rekrutët e rinj.
“Performanca e Magawa-s ka qenë e pamposhtur dhe unë jam krenare që kam punuar krah për krah me të,” tha pronarja e tij.
“Ai është i vogël, por ka ndihmuar në shpëtimin e shumë jetëve duke na lejuar që t’u kthejmë tokën e sigurt, pa mina, sa më shpejt dhe me kosto të konsiderueshme”.
Shtatorin e kaluar, Magawa iu dha Medalja e Artë, për heroizmin që ka treguar në punë, duke rrezikuar jetën e tij për të dedektuar minat në tokat aziatike.
Miushi peshon 1.2 kg dhe është 70 cm i gjatë. Megjitahtë, miu Magawa është ende mjaft i vogël dhe mjaft i lehtë sa të mos shkaktojë shpërthimin e minave, nëse ecën mbi to.