Autoritetet greke vijojnë hetimet për të zbuluar motivin e mbytjes së 20-vjeçares Caroline nga burri i saj, piloti Babis Anagnostopulos. Një element shumë i rëndësishëm konsiderohen kontaktet e pilotit si para dhe pas vrasjes së Caroline. Domethënë kë takoi dhe çfarë lëvizjesh bëri?
Marrja në pyetje do të vazhdojë javën e ardhshme, me hetuesit që do të përqendrohen shumë në motivin financiar. Heqja e sekretit bankar, e cila tashmë është kërkuar, do të zbulojë shumë në lidhje me transaksionet e kryera kohët e fundit.
Gjithashtu, ekspertiza në lidhje me kamerën e sigurisë do të luajë një rol vendimtar. Vihet re gjithashtu se një nga dëshmitarët e parë që pritet të thirret është psikologia e Caroline.
Gazetari grek Vassilis Lambropolous u shpreh dje se ekziston një person i tretë në marrëdhënien midis vrasësit Babis Anagnostopoulos dhe Carolines fatkeqe. “Sekreti që familja e Caroline dinte doli në dritë” shkruante “Ta Nea”.
“MEGA” u përpoq të kontaktojë gruan në fjalë, por “mori një përgjigje nga avokati në Athinë se 40-vjeçarja nuk kishte asnjë lidhje me vrasjen e Caroline”