“Të hënën do të vijnë 7020 doza Pfizer dhe vaksinat kineze”, Manastirliu: Do të ulim fashën në +60 vjeç

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar nga Vlora se të hënën do të vijnë në Shqipëri 7020 doza Pfizer dhe pjesa tjetër e vaksinave kineze nga kontrata me distributorin turk.

Manastirliu deklaroi se ditën e hënë do të ulet e fasha e vaksinimit në +60 vjeç ndërsa theksoi se deri më tani në qarkun e Vlorës janë kryer më shumë se 20 mijë vaksinime.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

“Në Vlorë janë më shumë se 26 mijë vaksinime të kryera. Vazhdon ritmi i vaksinimit në qendra shëndetësore.

Ditën e hënë ulim fashën +60. Kemi filluar tashmë me pjesën e kolaudimit.

Nga nesër fillojmë shpërndarjen e vaksinave Sinovac. Të hënën presim 7020 doza Pfizer dhe pjesën tjetër nga kontrata me distributorin e Sinovac”, shpjegoi ministrja.

Author: admin